RUBRIKA PYETJE DHE PËRGJIGJE
Vëni re: Meqenëse një numër më i madh nga pyetjeve e parashtruara kanë të bëjnë për marrjen e shtetësisë, ju udhëzojmë të shikoni UDHËZIMIN SI DERI TE SHTETËSIA
Një numër i madh i pyetjeve të parashtruara u referohet njohjes së PATENTËS SË SHOFERIT. Në lidhje me këtë, Ju informojmë se nga Ministria e Punëve të Brendshme i kemi marrë njoftimin në vijim:
Republika e Maqedonisë ka lidhur marrëveshje për njohjen reciproke të patent shoferit me vendet vijuese: Itali, Spanjë dhe Shqipëri.
Gjithashtu, në fazën përfundimtare janë negociatat me Austrinë për patentë shoferi, të kategorisë B, me Gjermaninë, Australinë, Zelandën e Re dhe Slloveninë për të gjitha kategoritë e patentë shoferit. Është iniciuar nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë dhe me shtetin fqinjë Serbinë.
Gjithashtu, një numër i madh i pyetjeve të parashtruara ka të bëjë me NXJERRJEN E VIZAVE DHE KËRKESËS PËE PUNË në vendet e jashtme. Ju njoftojmë se Agjencia e Emigracionit e Republikës së Maqedonisë nuk ndërmjetëson gjatë marrjes së cilido lloj të vizave dhe as gjatë punësimit në vendet e jashtme.
Maqedonia, si dhe shumë vende të tjera me traditë të gjatë migrimi nuk posedon të dhëna të sakta për numrin e mërgimtarëve të saj, ndërsa maqedonasit në vendet fqinje nuk bien nën ingirencat e Agjencisë së Emigracionit, sepse ato në vendet ku jetojnë janë pakica kombëtare. Për ato kujdeset Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë.
PYETJE QË MË SË SHUMTI PARASHTROHEN DHE PËRGJIGJE
Në pajtim me Vendimin e BE-së për liberalizimin e regjimit të vizave me Republikën e Maqedonisë, i miratuar më 19 dhjetor të vitit 2009, shtetasve të Republikës së Maqedonisë u mundësohet hyrje dhe qëndrim pa viza deri në 90 ditë, brenda periudhës prej gjashtë muaj, në vendet nënshkruese të marrëveshjes së Shengenit.
Në pajtim me neni 243 paragrafi 2 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim dhe Ligjit për pronësi dhe të drejtat e sendeve tjera (Gaz. Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 92/2008). Personi i huaj fizikë, shtetas i vendeve anëtare të Unionit Evropian dhe OBEZH (Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim), mund me trashëgimi të fitojnë të drejtën e pronës të sendeve të patundshme me të njëjtët kushte edhe në territorin e Republikës së Maqedonisë, si për shtetasit e Republikës së Maqedonisë.
Sa i përket pyetjes suaj nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, kemi marrë këtë përgjigje si vijon, citoj:
Ju udhëzojmë në nenin 9 të Ligjit për dokumentet e udhëtimit për shtetasit e Republikës së Maqedonisë (Gaz. Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 67/1992, 20/2003, 46/2004, 73/2004, 19/2007, 84/2008 , 51/2011, 55/2016), sipas të cilit “Fletë udhëtimi është dokument i cili i jepet shtetasit të Republikës së Maqedonisë i cili ka qëndruar jashtë vendit pa dokument udhëtimi, vetëm për kthimin në vend, si dhe në nenin 17 i të njëjtit ligj sipas të cilit “Fletë udhëtimi jepet nga përfaqësia diplomatik-konsullore i Republikës së Maqedonisë, nëse shtetasi i Republikës së Maqedonisë, i cili jashtë vendit ka ngelur pa dokument udhëtimi”.
Për informata më të hollësishme për marrjen e fletë udhëtimit, personi duhet ti drejtohet në përfaqësinë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit.
Në pajtim me vendimin e BE-së për liberalizimin e regjimit të vizave me Republikën e Maqedonisë, të miratuar më 19 dhjetor 2009, shtetasve të Republikës së Maqedonisë u mundësohet hyrja dhe qëndrimin pa viza deri në 90 ditë, brenda periudhës deri në gjashtë muaj, në vendet nënshkruese të Marrëveshjes së Shengenit
1. A mund të drejtojë automjetin në Republikën e Maqedonisë me atë leje për vozitje (momentalisht automjetin kam me targat e Kosovës.
2. Planifikoj të blejë automjet me targat e Republikës së Maqedonisë. A mund të drejtojë automjetin me lejen për vozitje të Kosovës?
Në pajtim me Ligjin për Sigurim në komunikacionin rrugor (“Gaz. Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 54/07, 86/08, 98/08, 106/08, 128/08, 64/09, 161/09, 51 / 11, 114/12 dhe 27/14), ” i huaj i cili qëndron përkohësisht në Republikën e Maqedonisë dhe shtetas i Republikës së Maqedonisë i cili qëndron ose jeton jashtë shtetit dhe përkohësisht do të vijë në Republikën e Maqedonisë, në bazë të cilit i huaji e posedon patentë shoferin e vlefshëm dhe i lëshuar nga organi kompetent i shtetit të huaj dhe me kushte të reciprocitetit, mund të drejtojë automjetin me targa të huaja, në territorin e Republikës së Maqedonisë gjatë qëndrimit të tij të përkohshëm në Republikën e Maqedonisë, për një periudhë prej gjashtë muaj nga data e hyrjes në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht i huaji nuk mund të drejtojë automjetin me targat e regjistrimit të Maqedonisë.
Ju informojmë se sa i përket pyetjes suaj të drejtohuni në Përfaqësinë Diplomatike Konsullore të Republikës së Maqedonisë në Nju Jork, për të pyetur se a funksionojnë stacionet mobile për marrjen e dokumentit për udhëtim të Republikës së Maqedonisë në SHBA.
Në pajtim me neni 243 paragrafi 2 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pronë dhe të drejta të tjera për sendet, “Personat e huaj fizikë, shtetas të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe OBEZH Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim), munden me trashëgimi të fitojë të drejtën e pronësisë mbi pronën e patundshme në territorin e Republikës së Maqedonisë me të njëjtat kushte si shtetasit e Republikës së Maqedonisë.
Në të njëjtën kohë, ju informojmë se edhe nëse e humbni të drejtën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë, nuk e humbni të drejtën e pensionit të pleqërisë.
Ju përkujtojmë se ju mund të aplikoni kërkesë për ri pranim në shtetësinë e Republikës së Maqedonisë, pasi të keni të kaluara më së paku 3 vjet nga data e humbjes së të drejtës së shtetësisë dhe deri në datën e aplikimit të kërkesës për ri pranim.
Konkursin për mësimdhënësit në mërgatë i udhëheq dhe i publikon Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, për përgjigjen e pyetjes suaj të drejtohuni në Ministrinë e Arsimit.
Ju informojmë se edhe nëse e ke humb drejtën për marrjen e shtetësisë të Republikës së Maqedonisë, numri amzë mbetet i njëjti.
Në pajtim me Ligjin e doganave, nuk janë të parashikuara lirimin nga pagesat e doganave dhe detyrimeve të tjera gjatë importimit të automjeteve të përdorura dhe sendeve shtëpiake nga personat fizikë.
Detyrimet doganore paguhen në pajtim me Ligjin për tarifa doganore dhe janë të publikuara në ueb faqen e Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë, në linkun në vijim www.customs.gov.mk