Dr. Ferit Murati i lindur në vitin 1936 në Viting të Indianës. Babai i tij Xhabir Ejup Murati (i lindur në f. Llakavicë të Gostivarit),  në vitin 1913 do të migroi në SHBA, i cili  do të punoi në Detroit dhe më vonë në Çikago. Në vitin 1935 babi i tij u martua me Henrieta Xhosefina Boumen nga Ilinois. Në Viting të Indianës ka pasur biznes restorant. Tre fëmijët meshkuj Feridi,  Abduramani dhe Turani e ndihmonin dhe përkrahen babin e tij. Ferid. Në mesh tjerash, Murati tha se nga prindërit e nënës e ka të trashëguar humanizmin dhe solidaritetin për njerëzit dhe ku është përcaktuar për profesionin e tij të ardhshëm (që në moshën 12 vjeçare mendonte që një ditë do bëhet mjek).

Në vitin 1958 është martuar me Karol En Leopold dhe me ta ka pesë fëmijë, ku për bashkëshorten  tha se është  një nënë sfiduese dhe me një përkushtim të madhe për familjen. Qysh si i ri nuk  kam pasur  mjete financiare të duhura dhe për këtë arsye  për në studime ishte i detyruar që të  punojë edhe diçka tjetër që të kujdesem për familjen. Në atë kohë  për studime u detyrova të zgjedh ndonjë shkollë ku  jepnin bursa. Murati ka punuar si praktikant me orar të zgjatur  për studime në laboratori, me një angazhim të madh për hulumtime. Duke pasur parasysh për të arriturat e jashtëzakonshme në mjekësi, ai ka pasur mundësi që të fitoj shumë mjete financiare në  përparimin e tij për shkollim.

Fakultetin e mjekësisë e ka mbaruar në Klivlend të Ohajos dhe në vitin 1965 do të doktoron po në të njëjtin universitet. Gjatë gjithë punës së tij shekullore edhe sot është aktiv dhe i interesuar për informacione të reja në sferën e mjekësisë, gjegjësisht në sferën e farmakologjisë (ku dhe në vitin 1998 e ka fituar Çmimin Nobël).  Murati një kohë të gjatë ka punuar edhe si profesor universitar dhe është  autor dhe  recensent i shumë veprave në sferën e farmakologjisë.

 

Ka ushtruar disa funksione të rëndësishme dhe ato janë:

  • Profesor i seksionit për mjekësi interne dhe farmakologji, Fakultetin e mjekësisë Sharlotsvil, Virxhinija.
  • Drejtor i Klinikës së qendrës hulumtuese, Fak. Med. Në Sharlotsvil, Virxhinija.
  • Drejtor i Papo Alto Qendrës mjekësore në Kaliforni.
  • Profesor i seksionit për farmakologji në Çikago të Ilinoisit.
  • Zëvendëskryetar i Abot Laboratorëve pranë qendrës hulumtuese farmaceutike në Ilinois.

Fitues i shumë çmimeve të rëndësishme siç janë:

  • Në vitin 1988  e ka fituar Çmimin Ciba.
  • Në vitin 1996 e ka fituar Çmimin për hulumtime në sferën e mjekësisë “Albert Lasker”.
  • Në vitin 1998 e ka fituar Çmimin Nobël  për zbulimet në sferën e mjekësisë dhe fiziologjisë dhe zbulimin e “oksidit nitrike si molekula dhe sinjal në sistemin  kardiovaskular”.

Dr. Ferid Murati punon edhe sot po me këtë profesion në hulumtime inventive si dhe profesor universitar. Jeton dhe punon në Hiuston, Teksas.