Florije Jusufi është e lindur në Kërçovë të Maqedonisë. Në moshën e saj një vjeçare prindërit kishin migruar në Zvicër. Shkollën fillore e ka mbaruar në Menziken (Kanton Aargau) dhe Gjimnazin në Beromünster (Kanton Luzern). Pastaj  nga viti 2003 deri në vitin 2009 ka studiuar mjekësinë në Universitetin e Bazelit, ku gjithashtu e ka mbaruar edhe doktoraturën  (titulli. Dr.med). Para një viti me sukses ka kaluar provimet e specializimit e Anesteziologjisë. Deri në këtë kohë, katër vite punojë në Departamentin e Anesteziologjisë në Spitalin Kantonal të Lucernit dhe një vit në Emergjencën e Spitalit Kantonal Obwalden në Sarnen. Në Anesteziologji në Lucern kishte përfituar një përvojë të madhe si mjeke „Notärztin“ te ndihma e shpejtë. Përvoja e saj disavjeçare e fituar në Qendrën Emergjente e kishte ndihmuar të depërtojë në „Swiss Air Ambulance Rega“.