Idriz Kadriu

Treprom, f.Trebosh, Tetovë

Kantier Sharrash

veprimtaria: industria e drurit

Në vitin 1990, Idriz Kadriu vendosi të migroj për në Zvicër në qytetin Inerlaken, me një qëllim të vetëm, të fitojë para të mjaftueshme dhe një ditë të kthehet në vendlindjen e tij dhe aty të fillojë binesin e tij.  Ai është punësuar në kantierin  lokal të sharrave ku përpunohet trungu, dërrasat me madhësi të ndryshme dhe prodhimet tjera të dedikuara për ndërtimtari.  Pasi kaloi shtatë vite në kantierin e sharrave dhe përfitojë përvojë, vendosi të kthehet në Trebosh dhe të hapë kantierine tij të sharrave për përpunimin e trunggjeve, dërrasave dhe galanterive tjera prej druri të dedikuar për shitje, si dhe filloi të merret me ndërtimin e shtëpive dhe tendave prej druri sipas përshkrimit dhe kërkesës së blerësve. Kantieri i sharrave  si objekt i fortë ka një sipërfaqje prej 200 metra katrorë dhe në të janë montuar 20 makina të specializuara në përpunim të llojllojshëm të drurit të ndryshme. Vlera e objektit dhe makinerisë është mbi 250.00 euro.  Në nivel vjetor  përpunohen  prej 500 deri në 800 metra  kub matrial ndërtimor, varësisht nga nevojat gjatë montimit të shtëpive. Në kantierin e sharrave punojnë 10 punëtorë, kryesisht anëtarë të familjes më të gjërë.

Тel. 070 215 891

Е-mail: tre-prom@yahoo.com