Dr. Omer Xhemaili i lindur në fshatin Tearcë të Tetovës më 4 korrik 1970, ku dhe mbaroi shollën fillore. Ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë e ka mbaruar në Tetovë.

Në vitin 1990 i vazhdon studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë.  Fakultetin e Mjekësisë Johannes Guetenber University-Mainz e ka mbaruar në vitin 1999. Pasi ka mbaruar studimet  e mjekësisë do të punojë në klinikën universitare të Mainzit. Në vitin 2001 në Universitetin e Mainzit do të mbroj temën e doktoraturës: Correlation of endoanal sonography with cros-sectional anatomy of the sphincter. Pasi mbrojti temën e doktoraturës  është punësuar në klinikën universitare e Frankfurtit. Në vitin 2006 ka specializuar në lemin e kardiokirurgjisë dhe të kirurgjisë torakale. Në vitin 2009 e ka mbrojtur temën e Habilitimit (ose punimet për PhD). Në të njejtin vit është zgjedhur docent i lëndës së kirurgjisë së zemrës dhe të asaj torakale pranë klinikës  universitare. Punimet shkencore e Omerit janë botuar në 50 artikuj shkencorë në gazetat me renome botërore. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe simpoziume të ndryshme si në Evropë, SHBA dhe në Azi.  Në vitin 2007 e ka fituar çmimin për punimin më të mire shkencorë në kardiokirurgji “Hans Borst” nga shoqata gjermane, austriake dhe zvicerane.

Omer Xhemali është anëtar i Shoqatës gjermane për kardiokirurgji-DGTHG, Shoqatës zvicerane për kardiokirurgji-SGTHG, Shoqatës evropiane për kardiokirurgji-EACTS dhe Shoqata Internacionale-CTSnet. Nga Spital Triembli në Zvicër do të marr ofertë për punë si operator dhe udhëheqës i repartit për kardiokirurgji, kirurgjisë torakale ku dhe njëkohësisht është emruar zëvendës i  shefit të departamentit të kirurgjisë.

Ai është anëtar i Shoqatës Humanitare “Tearcë” i cili jep një mbështetje në të gjitha aktivitete që janë me qëllime humanitare në vendlindje dhe në Zvicër. Prof. Dr. Omer Xhemaili, në vitin 2018 zgjidhet kryetar i lidhjes së mjekëve shqiptarë në Zvicër.