МBËRMJET STRUGANE TË POEZISË

Agjencia për Emigracion, në pajtim me kompetencën e saj për të ndihmuar në zhvillimin kulturor të mërgimtarëve nga Maqedonia, ku  Agjencioni për Emigracion është përfshirë në Programin e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, ndan çmimin për poetët mërgimtarë nga Maqedonia.

Për këtë arsye Ju lutemi t’i njoftoni anëtarët e organizatës Suaj të cilët merren me shkrime të poezisë dhe kanë të publikuar libër, të paraqiteni në Agjencinë për Emigracion.

Librat me të cilët do të konkuroni do të  vlerësohen nga ana e jurisë profesionale të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, ndërsa çmimin për petët mërgimtarë nga Maqedonia  do të ndahet nga Agjencioni për Emigracion i Republikës së Maqedonisë. Poetët mund të konkurrojnë edhe me veprat më të vjetra.

Poetët e interesuar, mërgimtarët nga Maqedonia, veprat e tyre duhet ti dërgojnë në Agjencinë për Emigracion deri në fund  muajit  qershor.

Ndarja e çmimit

Drejtori i Agjencisë për Emigracion , Nikolla Shallvarinov, e ndan  çmimin “Stojan Hristov” për librin më të mirë të poezisë poetit mërgimtarë nga Maqedonia në Mbrëmjet Strugane të Poezisë. Fituesi i këtij çmimit prestigjioz është Naum Trajçeski nga Kvinbiani, Australi, kryetar  i Shoqatës letrare “Vanco Nikoleski” nga Kvinbiani dhe një kohët të gjatë është anëtar i Shoqatës letrare “Grigor Prliçev” në Sidnie. Çmimin e “Stojan Hristov” për çdo vit Agjencioni për Emigracion i ndan poetit mërgimtar nga Republika e Maqedonisë, i cili përmes krijimit të tij bën  promovimin e kulturës, gjuhës dhe vendit të Maqedonisë.